Showbiz

I kanë milionat, por u martuan për 600 dollarë pas një mbrëmjeje të rëndësishme muzikore

Ylli i serisë "Game of Thrones", Sophie Turner dhe muzikanti Joe Jonas u martuan të mërkurën e kaluar në Las Vegas, pas ndarjes së shpërblimeve Billboard.

Edhe pse asnjëherë nuk e kanë fshehur lidhjen dhe fejesën, të gjithë e kanë pritur një martesë glamuroze që u ka hije yjeve, por ata megjithatë u përcaktuan për një ceremoni të shpejtë 600-dollarëshe në praninë e disa anëtarëve të familjes dhe miqve, dhe imituesit të Elvis Presley.

Image

Fotot dhe xhirimet në profilin e tij në Instagram i postoi DJ Diplo, i cili i argëtoi të pranishmit derisa nusja e kishte veshur një kostum të thjeshtë të bardhë, sandale Gucci, si dhe një vello, ndërsa ai shkëlqeu në një kostum klasik. T’ju rikujtojmë, çifti filloi të takoheshin në vitin 2016, ndërsa fejesën e konfirmuan në tetor të vitit 2017 në rrjetet sociale.

"Isha vetëm 21 vjeç kur u fejova, por gjithmonë ndihesha si një shpirt më i vjetër. Jam përgatitur të jem vetëm gjatë gjithë jetës sime, dhe pastaj e takova atë. Thjesht e di kur e takon personin e vërtetë. Më pëlqen të jem e fejuar, por arritjen time më të madhe e konsideroj karrierën time, jo martesën", zbuloi në një rast aktorja, e cila nuk është fare një zonjë tipike hollivudiane, shkruan KOHA Ditore.

Ajo kurrë nuk e ka tërhequr vëmendjen me skandale, lakuriqësi, sjellje të papërshtatshme ose shpenzime të paarsyeshme, ndërsa Joe është shumë i ngjashëm me të për këto çështje.

Nga ana tjetër, vëllai i tij Nick Jonas vitin e kaluar u martua me aktoren 10 vjet më të vjetër Priyanka Chopra, ndërsa martesa glamuroze indiane zgjati tri ditë me qindra mysafirë, elefantë, kuaj dhe disa veshje të ndryshme.

Edhe pse çiftet kalojnë mirë dhe shpesh shoqërohen, Joe dhe Sophie gjithmonë kanë theksuar se e duan një ceremoni më të qetë dhe të thjeshtë, e cila të mërkurën më në fund ndodhi.