“BCD Travel Services B.V.&” është një shoqëri që vepron sipas ligjeve të shtetit të Holandës, e themeluar më datë 10 Mars 2006 me adresë të selisë qendrore në Europalaan 300, 3526 KS Utrecht,
Holandë dhe me numër regjistrimi KVK 30213174 (këtej e tutje referuar si “Shoqëria”). Shoqëria ushtron aktivitetin e saj në fushën e shërbimeve të agjencisë së udhëtimit dhe operon në mbi 100 shtete, duke gëzuar reputacion dhe emër ekselent në nivel global.
Sipas informacioneve publike në mediat audiovizuale, një kompani në Kosovë, regjistruar me emrin “BCD TRAVEL SH.P.K.” pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) me numër unik identifikimi 811350561, me seli në adresën Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë, është nën proces hetimi nga organet përkatëse të Kosovës për veprën penale të mashtrimit të qytetarëve duke ofruar viza pune, etj.
Në lidhje me këtë situatë, Shoqëria njofton autoritetet dhe qytetarët e Kosovës, se Shoqëria nuk është e ndërlidhur në asnjë mënyrë dhe nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e shoqërisë kosovare të sipërpërmendur dhe se kjo e fundit ka keqpërdorur emrin e mire të Shoqërisë, në shkelje të dispozitave të Ligjit no. 06/L -016 “Për shoqëritë tregtare” dhe legjislacionit për pronësinë industriale në fuqi në Kosovë.
Me anë të kësaj Komunikate për shtyp, Shoqëria njofton publikun dhe autoritetet e Kosovës, të tilla si ARBK-ja, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Agjencia për Pronësi Industriale, etj., se ajo nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë prezencë në Republikën e Kosovës, dhe se asnjëherë nuk ka ofruar shërbimet e saja të drejtpërdrejta apo përmes palëve të treta në Kosovë. Duam të sqarojmë edhe njëherë se asnjë shërbim që ofrohet në Kosovë nën emrin apo logon e BCD Travel nuk ka lidhje me shërbimet dhe aktivitetin e Shoqërisë apo të kompanive të grupit ku Shoqëria bën pjesë.
Së fundmi, Shoqëria do t’i drejtohet për këtë çështje autoriteteve përkatëse të Republikës së Kosovës, me qëllim që të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme, në mënyrë të ndërpritet përdorimi i pautorizuar i emrit të Shoqërisë në vend.
Me respekt,
BCD Travel Services B.V.
*Artikull i sponsorizuar