Është një nga kultivuesit më të mëdhenj të karotës në Kosovë. Kapaciteti i bujkut Bekim Vokrri arrin në rreth 5 tonë karota brenda orës.
25 punëtorët e tij ditën e fillojnë qysh në 5 të mëngjesit, kur fillon puna, e derisa të arrijë në duart e konsumatorit.
“Tek ne fillon puna në orën 5 të mëngjesit, shkojmë në fushë të hapur për vjeljen e karotës, atje fillon pjesa e parë, prej atje transportohet deri këtu në depo dhe fillon pjesa e pastrimit të karotës dhe paketimit. Çdo ditë kemi pastrim, paketim, kapaciteti brenda orës shkon deri në 5 tonë, aktualisht kompania jonë ka 25 punëtorë të rregullt. Si sfidë kryesore e kemi sigurimin e mallit për 12 muajt dhe t’i furnizojmë gjithnjë konsumatorët tanë që janë të rregullt”.
Për një sasi kaq të lartë të prodhimit të karotës brengë ishte sigurimi i tregut për to, porse tanimë kjo nuk është sfidë për bujkun nga Podujeva.
Rrjeti i dyqaneve “Viva Fresh Store” ka kohë që ndihmon fermerët kosovarë në rritjen e bizneseve të tyre duke i mbështetur ata në shitjen e produkteve përmes mbi 120 pikave anekënd vendit.
“Produktet tona shiten në gjithë Kosovën, besoj se jemi prodhuesit më të mëdhenj në vend, por njëkohësisht eksportojmë edhe në vende të rajonit, në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni herë pas here edhe në tregjet e Bashkimit Evropian. Kemi konsumatorë të ndryshëm, konsumatorin kryesor e kemi “Viva Fresh Store”, që ka 100 pika, 100 vende shitëse, kemi filluar me ta jo shumë kohë të gjatë, por jemi të kënaqur me bashkëpunimin që e kemi, sepse dërgimi i mallit shkon në një pikë, ata më pas e shpërndajnë në pikat e tjera, gjë që ato pika janë të tyret, por njëkohësisht edhe tonat. Jemi të kënaqur shumë me bashkëpunimin me ta. Ka qenë lehtësim i madh, sepse kemi konsumatorin kyç të firmës sonë në vitin e 90-të. Kemi pasur qarkullim rreth 400 tonë karotë edhe kur ka shku fundi i vitit 2023, kur erdhi koha e barazimit kemi qenë 0-0 me ta, gjë që nuk ka ndodhë kurrë me tjera kompani me qenë i barazuar 100%. Na ka ndihmu shumë në formulimin e faturave dhe pagesa është bërë transparente me bankë. Në fillim ne kemi hezitu si firma “Albini”, por kemi parë që kjo është me të vërtetë kompani e rregullt dhe është më mirë për ne, sepse gjatë asaj kohe që na vijnë mjetet në bankë, ne me to e bëjmë pagesën e këstit të kredisë dhe kemi lehtësira të mëdha në marrjen e kredive”.
Vokrri thotë se edhe në pikun e prodhimtarisë karotat e tyre kanë zënë vend në raftet e “Viva Fresh Store”. Shitja rekorde po arrihet brenda një kohe të shkurtër.
“Fillimi ynë me këtë prodhim të karotës ka fillu kaherë pas luftës, stresi gjithherë ka qenë ku me plasu mallin, por me prodhimet vendore që i kemi rregullisht 12 muaj kemi fillu të plasohet në tregjet e brendshme për fillim, e pas një kohe edhe në tregje të jashtme. Kanë qenë bashkëpunuese por edhe hezituese përderisa e kanë parë që produkti kosovar vendor është cilësor dhe më i mirë se gjithkund. Kemi pas treg gjithë, por ndodh nganjëherë që bëhet bllokadë por e gjejmë gjithsesi tregun”.
Sipas tij, karota kosovare është më cilësorja, andaj edhe kërkesat çdoherë e më shumë janë në rritje.
“Ne vazhdimisht çdo vit zgjerohemi dhe risim kapacitetin prodhues dhe shitës për 10-15%, gjë që tregu po e kërkon mallin tonë, karota jonë është cilësore e freskët dhe është ndryshuar miti për prodhimet tona, sepse konsumatorët vazhdojnë me konsumu karotën tonë pasi është më e mirë sesa e vendeve të rajonit. I falënderoj bashkëpunëtorët të gjithë e njëkohësisht ‘Viva Fresh Store’”.
Rrjeti më i madh tregtar në vend “Viva Fresh Store” vazhdon të jetë një nga mbështetësit kryesorë për të gjitha bizneset kosovare. Ajo njëkohësisht po u ofron konsumatorëve prodhimet më të freskëta e cilësore nga duart e bujqve kosovarë.