Prishtinë, 3 Prill, 2025 – IPKO po luan një rol kyç në fuqizimin e talenteve dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë përmes partneritetit ekskluziv me PowerToHR, Samiti më i madh i Burimeve Njerëzore në Ballkan. Si lider i teknologjisë dhe telekomunikimit, IPKO mbështet këtë event të rëndësishëm, që ka për qëllim të transformojë Burimet Njerëzore dhe të krijojë mundësi të reja për profesionistët dhe bizneset në Kosovë.
Ky bashkëpunim është një dëshmi e përkushtimit të IPKO-s ndaj inovacionit dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në ndërtimin e një ekosistemi më të fuqishëm punësimi. Përmes angazhimit të saj në panele dhe diskutime të rëndësishme, IPKO ofron njohuri dhe përvoja të vlefshme, duke lidhur punëkërkuesit me liderët e industrisë.
Teknologjia dhe njerëzit janë shtytësit kryesorë të transformimit të tregut të punës. Si partner ekskluziv i PowerToHR, ne po krijojmë ura të reja bashkëpunimi, fuqizojmë talentet dhe sjellim një qasje inovative në menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Kosovë,” u shpreh Afrika Zyferi Badivuku, Drejtoreshë e Komunikimit në IPKO.
Gjatë eventit, përfaqësuesit e IPKO-s ndanë ekspertizën e tyre mbi transformimin e tregut të punës dhe sfidat që i përkasin Burimeve Njerëzore. Arta Koka Grubi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në IPKO, bashkëmoderoi sesionin; Breaking the Market with Nordic Style, duke ofruar perspektiva të thella dhe strategji inovative për praktikat më të mira të rekrutimit dhe menaxhimit të talenteve, dhe duke sfiduar kufijtë e metodave tradicionale. Ndërkohë, Fortesa Manaj, Udhëheqëse e Njësisë së Burimeve Njerëzore, drejtoi panelin; The AI Human HR Leader: What Skills Will Matter in 2030; dhe pasuroi diskutimin me vizionin e saj mbi ndikimin revolucionar të inteligjencës artificiale në lidershipin e BNj, duke ndarë mendime të thella për aftësitë kyçe që do të formojnë liderët e së ardhmes.
PowerToHR mbetet një platformë kyçe për të gjithë ata që kërkojnë të rriten profesionalisht dhe të jenë pjesë e transformimit të tregut të punës në Kosovë. IPKO fton profesionistët dhe organizatat të bëhen pjesë e PowerToHR dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ky event ofron për zhvillim dhe inovacion në tregun e punës.
IPKO është lider në ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, internetit, televizionit dhe linjave fikse në Kosovë. Përkushtimi i IPKO-s ndaj inovacionit dhe zhvillimit teknologjik ka ndihmuar në transformimin e sektorit të telekomunikacionit në vend dhe përtej.
*Artikull i sponsorizuar