Reklama

Hapet Panairi i Librit në “Prishtina Mall” – Botimet KOHA me zbritje deri në 80%

Panairi i Librit

Sot është hapur panairi “Dita Botërore e Librit” në ambientet e “Prishtina Mall”. Ai do të jetë i hapur deri më 27 prill 2025. 

Botimet KOHA janë pjesë e këtij panairi me një përzgjedhje të pasur prej mbi 140 titujsh dhe me oferta të veçanta – zbritje deri në 80% të çmimeve.

Të gjithë adhuruesit e librit janë të ftuar ta vizitojnë stendën e Botimeve KOHA dhe të përfitojnë nga këto oferta.