Është e qartë se përparimet e teknologjisë, të cilat ne i ndeshim çdo ditë, e bëjnë jetën tonë të përditshme më të lehtë.
Për më tepër, në stinën e verës, ku gjithçka duket se është mjaft dinamike dhe e mbushur plot aktivitet, ne na mbetet shumë pak hapësirë për t’ia kushtuar shtëpisë dhe aq më tepër kuzhinës.
Për këtë, ne ju tregojmë se si disa nga pajisjet e Samsung, që ju vijnë në ndihmë në këto ditë të nxehta.

Gatuani në mënyrë fleksibël
Në ditët e nxehta të verës, të gjithë e kemi bezdi të kalojmë kohë të gjata në kuzhinë. Ne ju sugjerojmë të gatuani gjëra sa më praktike dhe në sasi pak më të mëdha. Për këtë, gjigandi i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, SAMSUNG ka menduar për ju. Me një gamë të gjerë modelesh furrash, si një ndër pajisjet kryesore në kuzhinë por edhe si një nga çelsat e suksesit të shijes së gatimeve, do j’ua bëj proçesin tuaj të gatimit më fleksibël.
Modeli i furrës me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex, ju lejon të përdorni të gjithë furrën ose ta ndani në dy zona, duke ju kursyer kështu kohën e gatimit, por gjithashtu dhe energjinë. Zona e sipërme dhe e poshtme e Dual Cook Flex përdoren në mënyrë të pavaruar, me cilësime të ndryshme të temperaturës dhe kohës.
Samsung ka menduar dhe për pastrimin e saj, që me modalitetin e pastrimit katalitik, ju do t’i kurseni vetes kohën dhe mundin e pastrimit të furrës. Një sistem, i cili e bën më të lehtë mbajtjen pastër të furrës, duke thithur yndyrën gjatë gatimit. Kështu furra juaj do të që pastrohet vetë pa ndonjë mundim ose produkt pastrimi të kushtueshëm.
Gjithashtu, me funksionalitetet SmartThings Cooking , ju zvogëloni mundin e të gatuarit gjatë ditëve të nxehta të verës. Ky modalitet ju rekomandon receta të personalizuara dhe krijon një plan ushqimor javor sipas nevojave tuaja. Gjithashtu, ofron një përvojë gatimi me udhëzime, për shije sa më fantastike dhe ushqime sa më të shëndetshme.

Freski e qëndrueshme
Frigoriferi luan një rol të rëndësishëm në kuzhinën tonë, aq më tepër në stinën e verës. Nëse me frigoriferin tuaj aktual ndërroni shpesh gradimin gjatë ditëve të nxehta, për të ruajtur sa më mirë dhe freskët perimet dhe frutat, me frigoriferët Samsung nuk do të keni probleme të tilla. Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me frigoriferin Samsung Bespoke do ta keni më të lehtë ruajtjen e ushqimeve tuaja, duke qëndruar gjithmonë të freskët falë sistemit All Around Cooling, i cili ftoh çdo seksion në mënyrë të njëtrajtshme.
Gjithashtu, teknologjia Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështirën në frigorifer, duke mundësuar që ushqimi të qëndrojë më i lagësht dhe i freskët për dy herë më gjatë. Për më tepër, frigoriferët Samsung e ruajnë ushqimin më mirë dhe mbrojnë shijet e tij duke parandaluar përzierjen e aromave.
Një tjetër funksionalitet është Power Cool, i cili fryn në mënyrë intensive ajër të ftohtë në frigorifer për të ftohur me shpejtësi ushqimet ose pijet tuaja të preferuara. Power Freeze sjell një fluks të shpejtë me ajër të ftohtë në ngrirës. Është i shkëlqyer për ngrirjen apo forcimin e ushqimeve të ngrira dhe prodhimin e akullit.
Gjithashtu, falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.

A doni një arsye më shumë për të bërë tuajin një nga modelete frigoriferëve premium? Samsung ka përgatitur një ofertë freskuese për ju. Pavarësisht nëse zgjidhni ngjyrën e zezë klasike, të bardhën neutrale apo ndoshta një kombinim të ngjyrave tuaja të preferuara, ju përfitoni 25% zbritje për çdo blerje të frigoriferëve Samsung. Nxitoni! Ky promocion zgjat nga data 19.6 deri në datën 30.7.2023.
Për më tepër, Samsung ofron 5 vjet garanci (2 vjet garanci të rregullt + 3 vjet garanci shtesë tregtare), e cila vlen për disa modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve të integruara të kuzhinës, tharëseve dhe lavatriçeve/tharëseve të kombinuara të blera nga 1.2. deri më 31.12.2023. Për më shumë informacion rreth promocionit, vizitoni linkun.
*Artikull i sponsorizuar