Reklama

GALERIA Shopping Mall dhe BEREQETI ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit me mbi 100 familje në komunën e Prizrenit

Galeria

Në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, në një nismë të përbashkët për të sjellë gëzim në jetët e atyre që ballafaqohen me vështirësi ekonomike, qendra tregtare GALERIA Shopping Mall dhe shoqata BEREQTI edhe këtë vit kanë organizuar kampanjën e bamirësisë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Në prag të kësaj feste është organizuar aksioni humanitar përmes të cilit gëzimin e Fitër Bajramit, GALERIA Shopping Mall dhe BEREQETI janë përkujdesur ta ndajnë me 100 familje nga komuna e Prizrenit. Familjeve me jetimë dhe me nevoja të veçanta sociale, nënat vetushqyese dhe individët me aftësi të kufizuara, që përballen me kushte ekonomike të vështira, sado pak u janë mbushur tavolinat me produkte ushqimore dhe higjienike, duke shpresuar që kjo dhuratë t’i sjellë kuptim festës në shtëpitë e tyre.

Kjo pako ushqimore është më shumë se një dhuratë; është një shenjë e solidaritetit dhe vullnetit për të ndihmuar në rritjen e mirëqenies së të gjithëve në shoqëri. Familjet me nevoja të veçanta, të cilat zakonisht përballen me sfida të mëdha, tani kanë një arsye për të festuar Fitër Bajramin me kuptim.

Në kohën e përkushtimit dhe solidaritetit, GALERIA Shopping Mall edhe një herë shfaq gatishmërinë për bashkëpunime me shoqata dhe organizata të ndryshme, duke qenë pjesë e projekteve dhe nismave të cilat synojnë të japin mbështetje për të gjitha grupet shoqërore.

Për të gjithë ata që kanë dhënë dhe për ata qe kanë pranuar, GALERIA Shopping Mall ju uron një Fiter Bajram të begatë dhe të lumtur për të gjithë.

GALERIA e dëshirave tuaja!

*Artikull i sponsorizuar