Më 23 prill, GALERIA Shopping Mall u bë vendi ku pasionantët e PingPong-ut shënuan Ditën Botërore të këtij sporti emocionues. Qendra tregtare GALERIA në bashkëpunim me Klubin e PingPong-ut “LIRIA” në Prizren, organizuan turneun e PingPong-ut, ngjarje kjo e cila u bë një moment i veçantë për të gjithë ata që e duan dhe vlerësojnë sportin.
Në këtë turne, pjesëmarrës ishin 16 lojtarë të talentuar nga qyteti i Prizrenit të cilët u sfiduan me pasion dhe dedikim për orë të tëra, duke treguar aftësi të shkëlqyera dhe një dashuri të thellë për këtë sport emocionues. Ndeshjet ishin të ngjeshura me momente të mahnitshme, ku lojtarët shfaqën strategji të zgjuara dhe teknika të ndërlikuara, të gjithë duke luftuar për vendin e parë!

Pas sfidave dhe luftës në këtë turne, finalja ishte një përballje e emocionuar midis dy lojtarëve të shquar të cilët treguan një performancë të jashtëzakonshme dhe vullnet për të fituar. Fituesi i turneut të PingPong-ut u nderua me titullin e vendit të parë dhe një çmim prej 120 Euro, ndërsa fituesi i vendit të dytë u nderua me një çmim prej 80 Euro. Megjithëse, vetëm 2 lojtarë nga 16, u shpallën fitues, të gjithë pjesëmarrësit u treguan si fitues në frymën e sportit dhe pasionit të tyre për PingPong-un.

Përmes këtij turneu dhe me shpresën për më shumë evente të tilla në të ardhmen, GALERIA Shopping Mall vazhdon të angazhohet në mbështetjen dhe promovimin e aktiviteteve të sportit, si dhe krijimin e momenteve të këndshme dhe të paharrueshme për të gjithë komunitetin dhe vizitorët e saj.
GALERIA e dëshirave tuaja!
*Artikull i sponsorizuar