Reklama

Aferdita Gashi: Një Dekadë Lidershipi në People Solutions në Concentrix Balkans

Concentrix

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Concentrix konfirmon përkushtimin e tyre për fuqizimin e grave në pozita udhëheqëse. Me zyre në gjashtë qytete të Kosovës dhe në vende të tjera të Ballkanit, kompania ka mbi 2,200 profesionistë të talentuar dhe rregullisht vlerësohet si një nga Punëdhënësit Më të Mirë të Vitit.

Aferdita Gashi, Drejtoreshë e People Solutions dhe Dep. Ligjor në Concentrix Balkans, është një shembull i qartë i forcës dhe vizionit në udhëheqje. Në një intervistë ekskluzive, ajo shprehet: "Gratë duhet të jenë aty ku merren vendimet," duke inkurajuar brezat e ardhshëm të lidereve që të kenë besim në forcën dhe aftësitë e tyre.

Në këtë intervistë, Aferdita ndan me ne përvojat dhe mendimet e saj mbi lidershipin dhe fuqizimin e grave në vendin e punës.

Si ka nisur Rrugëtimi juaj në Concentrix dhe çfarë ju ka frymëzuar të ndiqni një karrierë në sektorin BPO?

Me 26 vite përvojë në industri të ndryshme, rrugëtimi ime në sektorin BPO ka qenë I udhëhequr nga besimi im i fortë në fuqinë transformuese të një ekipi të motivuar. Inspirimi im ka qenë krijimi i një ambienti pune ku secili mund të zhvillohet dhe të ndihet i vlerësuar. Në Concentrix, kam parë sesi rezistenca dhe bashkëpunimi mund të shndërrojnë sfidat në mundësi. Kjo ka formuar filozofinë time të lidershipit, e cila ka në qendër përkushtimin ndaj diversitetit dhe fuqizimit të çdo individi.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj të lidershipit dhe si ndihmon ai në zhvillimin e ekipit tuaj?

Lidershipi im bazohet në autenticitet dhe empati. Kam fatin të bashkëpunoj me një ekip që vlerëson inovacionin dhe bashkëpunimin. Së bashku, krijojmë një ambient ku secili ndihet i vlerësuar dhe i fuqizuar për të sfiduar status quo-në. Duke promovuar dialogun e hapur dhe duke vlerësuar perspektivat e ndryshme, kemi ndërtuar një kulturë besimi që sjell pasion dhe rezultate të shkëlqyera.

Cilat janë disa nga mësimet më të rëndësishme që keni marrë gjatë karrierës suaj?

Një nga mësimet më të fuqishme që kam nxjerrë është se lidershipi autentik bazohet në inteligjencën emocionale dhe hapjen ndaj të tjerëve. Duke krijuar një ambient mbështetës, ku çdokush ka mundësi të zhvillohet, mund të nxisim rritje reale. Kjo qasje përditëson stilin tim të punës: qasja e hapur, angazhimi aktiv dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të ekipit.

Çfarë këshille do të jepnit për gratë e reja që synojnë pozita udhëheqëse në sektorin BPO?

Këshilla ime është e thjeshtë: vendi juaj është në tavolinën ku merren vendimet! Mos ngurroni të angazhoheni dhe të vlerësoni aftësitë tuaja unike. Pikëpamjet dhe talenti juaj janë superfuqitë tuaja për të sjellë ndryshime të rëndësishme. Gjeni mentorë që ju frymëzojnë dhe gjithmonë ngrini zërin për idetë dhe ambiciet tuaja.

Cili ka qenë momenti më i kënaqshëm në rrugëtimin tuaj profesional?

Më e rëndësishmja për mua ka qenë shikimi i transformimit të ekipit tim. Udhëheqja dhe mentorimi i liderëve të rinj brenda ekipit të People Solutions, në katër vende të Ballkanit dhe mbështetja e mbi 2,200 punonjësve, më mbush me krenari. Ndihmesa ime në rritjen e tyre si profesionistë dhe si individë më jep motivimin për të vazhduar të investoj në talentin dhe zhvillimin e tyre.

Si ka ndikuar Concentrix në zhvillimin tuaj profesional dhe si e mbështet kompania rritjen e grave në lidership?

Concentrix ka qenë nxitës kyç i rritjes sime profesionale, duke ofruar mundësi të pakrahasueshme përmes mentorimit dhe programeve të lidershipit që promovojnë rritjen gjithëpërfshirëse. Kompania ka një angazhim të thellë ndaj diversitetit dhe fuqizimit të grave, duke krijuar një mjedis ku ato jo vetëm që inkurajohen, por edhe mbështeten për të udhëhequr me siguri dhe autenticitet.

Nëse po kërkoni të punoni me kompaninë më të njohur në Kosovë dhe një lider global në BPO që vlerëson diversitetin dhe përfshirjen, aplikoni në Concentrix dhe ndiqni ata në Instagram @concentrixkosovo dhe në Facebook @ConcentrixKosovo.

*Artikull i sponsorizuar