Rajon

Vuçiq për sanksionet e mundshme nga SHBA-ja për naftën serbe: Duhet të flasë me Putinin

Aleksandar Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se i duhet të flasë me presidentin rus Vladimir Putin, në lidhje me sanksionet që po i planifikon SHBA-ja e Britania e Madhe ndaj industrisë serbe të naftës (NIS), transmeton “RTS”. 

Vuçiq kishte paralajmëruar pak ditë më parë se po pritet t’i vendosen sanksione nga SHBA-ja e Britania ndaj industrisë serbe të naftës (NIS), pasi kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj. 

Vuçiqi në mbledhjen e Qeverisë tha se do t’i duhet të flasë me Putinin për marrëveshjen e gazit dhe për sanksionet.

Ai ka kërkuar nga Qeveria ta formojë një ekip që t’i negociojë sanksionet që po planifikohen. Ai tha se duhet menduar se kush mund të negociojë me amerikanët e kush me rusët. 

“Nuk mund të mbesim pa naftë. Duhet të kujdesemi për qytetarët tanë”, tha Vuçiq.