Një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballësh ka goditur të premten jugun e Greqisë.
Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), tërmeti i fuqishëm ka goditur brigjet e Peleponezit perëndimor.
Ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme të shkaktuara nga ky tërmet, i cili është ndierë edhe në kryeqytetin grek, deri në ishullin e Kretës.
Tërmeti pati epiqendrën pranë ishujve Strofades, rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit perëndimor të Patras, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.
Greqia shtrihet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica dërrmuese nuk shkaktojnë lëndime dhe pak ose aspak dëme.
🔔#Earthquake (#σεισμός) M6.0 occurred 56 km SW of #Pýrgos (#Greece) 4 min ago (local time 09:12:47). More info at:
📱https://t.co/IbUfG7TFOL
🌐https://t.co/5poDkuKmuo
🖥https://t.co/XjQ3Udx4Cy pic.twitter.com/fi6ZMaAdkx— EMSC (@LastQuake) March 29, 2024
LEXO EDHE: