Studentët protestues universitar të Serbisë të hënën kanë nisur një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në Beograd, duke rritur presionin mbi autoritetet populiste për shkak të shembjes vdekjeprurëse të një strehe në nëntor të vitit të kaluar që la të vdekur 15 njerëz.
Fermerët serbë me traktorë dhe mijëra protestues iu bashkuan bllokadës që pasoi javë të tëra demonstratash që kërkonin llogari për incidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit, për të cilin kritikët kanë fajësuar korrupsionin e shfrenuar të qeverisë, raporton AP.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Milos Vuçeviç dhe kryetarja e parlamentit Ana Brnabiq pritet të shpallin të hënën më vonë "vendime të rëndësishme" për situatën, ka bërë të ditur televizioni shtetëror RTS.
Vuçiq është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai ka akuzuar studentët se punojnë për fuqi të huaja të paspecifikuara, për të rrëzuar qeverinë.
Disa incidente kanë shënuar protestat në rrugë në javët e kaluara, duke përfshirë shoferët që u përplasën mes turmave duke lënduar dy vajza të reja.
Policia rrugore siguroi të hënën bllokadën e studentëve për të ndihmuar në shmangien e ndonjë incidenti të ngjashëm.
Studentët protestues ngritën tenda në vendin e protestës, i cili është një arterie e rëndësishme për udhëtarët e qytetit dhe drejt autostradës kryesore veri-jug.
Disa luajtën lojëra përpara se të mbanin një heshtje 15-minutëshe në orën 11.52, pikërisht në të njëjtën kohë kur tenda në një stacion treni në Novi Sad u rrëzua më 1 nëntor.
Shumë në Serbi besojnë se tenda e madhe e betonit është rrëzuar për shkak të punës së parregullt të rindërtimit, si pasojë e korrupsionit.
Prokurorët e Serbisë kanë ngritur akuza kundër 13 personave për shembjen e tendës, duke përfshirë një ministër të qeverisë dhe disa zyrtarë shtetërorë.
Por ish-ministri i Ndërtimit, Goran Vesiq është liruar nga paraburgimi, duke nxitur dyshimet mbi pavarësinë e hetimit.
Stacioni kryesor hekurudhor në Novi Sad është rinovuar dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të infrastrukturës me kompanitë shtetërore kineze.