Rajon

Serbët protestojnë në heshtje për të nderuar viktimat e Novi Sadit

protestat Serbi

Foto: Associated Press

Mijëra qytetarë serbë qëndruan në heshtje për 15 minuta në qytetin jugor të Nishit të shtunën, të cilët kanë dalë për të protestuar kundër qeverisë së vendit, pas rastit tragjik të shembjes së strehës në një stacion hekurudhor në Novi-Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona.  

Që nga 1 nëntori, kur edhe ndodhi rasti, demonstratat masive kanë marrë hov në Serbi, raporton Reuters. 

Protestuesit fajësojnë qeverinë për korrupsion. 

Qindra studentë marshuan ose udhëtuan me biçikleta drejt Nishit, duke ndaluar në qytete të ndryshme gjatë rrugës dhe duke fituar mbështetjen e njerëzve që jetojnë jashtë qendrave urbane të vendit. 

Qeveria ka njoftuar  se do të nisë një fushatë kundër korrupsionit dhe gjithashtu ka mohuar akuzat për korrupsion. Kryeministri serb, Milos Vuçeviq, dhe dy ministra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të protestave që janë zhvilluar në Beograd, si dhe në qytete anembanë Serbisë. 

Prokurorët kanë ngrehur akuzua ndaj 13 personave në lidhje me shembjen e strehës. Objekti  i stacionit në Novi-Sad ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit si pjesë e një pune më të gjerë për infrastrukturë me kompanitë shtetërore kineze.