Rajon

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Novi Sad

Protesta ne Novi Sad

Protestuesit kërkonin të bllokohej gjykata në Novi Sad, në qytetin ku ndodhi shembja e çatisë më 1 nëntor

Të mërkurën shpërthyen përleshje në qytetin verior të Serbisë, Novi Sad, mes policisë dhe protestuesve që po kërkojnë arrestime për shembjen vdekjeprurëse të çatisë në stacionin hekurudhor në fillim të këtij muaji, raporton agjencia “AP”. Është dita e dytë me radhë që pati përleshje mes policisë dhe protestuesve. 

Protestuesit kërkonin të bllokohej gjykata në Novi Sad, në qytetin ku ndodhi shembja e çatisë më 1 nëntor si pasojë e të cilës vdiqën 15 persona dhe u lënduan dy të tjerë. Policia largoi protestuesit nga gjykata. 

Një veprim i ngjashëm rezultoi me një përplasje disaorëshe të martën. 
Ngjarja e rëndë në Novi Sad kishte shkaktuar një valë protestash kundër autoriteteve populliste dhe arrestimin e disa aktivistëve që morën pjesë. Shumë në Serbi besojnë se korrupsioni ka çuar në punë të ngadalta në rinovimin në stacionin hekurudhor dhe si pasojë shembje të çatisë. 
Një grup deputetësh të opozitës të mërkurën arritën të futeshin në ndërtesën e gjykatës, ndërsa policia i largoi të tjerët që po qëndronin jashtë. Protestuesit po kërkojnë lirimin e aktivistëve të burgosur gjatë protestave. 
Çatia e madhe e betonit në stacionin hekurudhor u shemb papritur më 1 nëntor, duke rënë mbi njerëzit që po prisnin në stola. 15 persona vdiqën dhe tre u lënduan. 
Autoritetet kanë premtuar një hetim të gjerë dhe ministri i Ndërtimit i Serbisë, Goran Vesiq, dha dorëheqje. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të pasojnë më tepër dorëheqje. 
Por, askush nuk është arrestuar dhe asnjë akuzë nuk është ngre, megjithëse prokurorët thanë se dhjetëra persona janë marrë në pyetje si pjesë e hetimit. 
Stacioni hekurudhor ishte ndërtuar në vitin 1964 dhe u renovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshje të gjerë me kompanitë kineze të ndërtimit. 
 VIDEO: