Rajon

Normalizohet energjia elektrike pas “territ ballkanik”

energjia elektrike

Shqipëria dhe Bosnja e Hercegozina patën probleme me energji elektrike gjatë së premtes. Situata është normalizuar pas disa orësh.

Në Shqipëri, për rreth 30 minuta gjatë pasdites së sotme pati shkëputje totale të energjisë elektrike në të gjithë vendin.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ka thënë se do të bëjnë një analizë të thellë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen. Dyshohet se ka pasur avari në linjën e interkonjuksionit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Si shkak i kësaj avarie pësoi edhe Bosnja. Në Bosnjë për disa orë nuk pati energji elektrike.

Situatë të ngjashme pati edhe në Mal të Zi.

Ndërprerje të energjisë elektrike, por në masë më të vogël, pati edhe në Kroaci e Serbi.