Rajon

Mbyllen disa shkolla në Zagreb, morën mesazhe se janë vendosur bomba

policia kroate

Foto: EPA

Disa shkolla në Zagreb kanë marrë kërcënime me bombë. Por, përveç në Zagreb, edhe nëpër qytete të tjera janë përhapur mesazhe të tilla. 

Policia ka thënë se gjatë natës, institucione të edukimit kanë marrë një mesazh në adresat e tyre se pajisje të mundshme shpërthyese janë vendosur nëpër to.

Policia po verifikon nëse mesazhet janë të vërteta. Për shkak të sigurisë, mësimi nuk do të mbahet të enjten paradite.

“Disa shkolla në Zagreb kanë informata se pajisje shpërthyese janë vendosur sot. Jemi në kontakt me policinë, të cilët po inspektojnë shkollat. Të gjithë studentët janë të sigurt jashtë shkollave dhe shërbimet relevante po marrin masat për të siguruar dhe normalizuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha në njoftimin e Komunës.

Në mesazhe është përmendur “Allah” dhe “bombardim i shkollës”.