Liderët e Frontit Evropian, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas dhe Fatima Osmanovska, e kanë mbështetur Bujar Osmanin për president të Maqedonisë së Veriut
Kandidati për President i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka prezantuar të dielën Dekalogun me 10 zotimet e tij në rolin e kryetarit të shtetit.
Në njoftimin e lëshuar nga FE-ja thuhet se gjatë prezantimit, Osmani radhiti tre bazat e programit nga të cilat rrjedhojnë 10 zotimet.
“Shtyllat bazë janë: Busulla e orientimit gjeostrategjik të vendit; Indi lidhës i narrativave etnike dhe politike; si dhe Roli i kreatorit të konsensusit shtetëror”, thuhet në njoftim.
Liderët e Frontit Evropian dhanë pëlqimin e tyre për përfshirjen në program të çështjeve kyçe me rëndësi strategjike për shtetin si dhe nënshkruan Deklaratë me të cilën mbështesin Osmanin për president.