Policia në Bosnjë ka arrestuar tre persona të mërkurën për trafikim të fëmijëve dhe abuzim pasi zbuloi një numër të madh fëmijësh në një shtëpi.
Policia nuk tha se sa fëmijë u gjetën në qytetin Brcko. Mediat boshnjake raportuan se 31 fëmijë po mbaheshin në atë shtëpi, përfshirë foshnja, raportoi AP.
Fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt dhe tashmë hetimi ka nisur.
Sipas mediave boshnjake, një italiane është gjetur me fëmijët dhe fëmijët kishin pasaporta kroate.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Policia ka thënë se nuk mund të lëshojë detaje më shumë.