Ashtu siç ishte paralajmëruar, ndryshimi i madh i motit ka prekur Kroacinë. Në një rajon të Zagrebit të martën ka rënë borë, ndërsa një ditë më parë temperaturat ishin me diell, shkruan “Index”.
Në Zagorje, vend që është afër Zagrebit, temperaturat kanë rënë me 20 gradë Celsius në 24 orë. Në orën 14:00 të hënën, në kryeqytetin kroat ishte 27 gradë, të martën në të njëjtën orë temperatura ka shënuar vetëm 7 gradë.
Reshjet e shiut dhe ato të borës vende-vende janë paralajmëruar në të gjithë Kroacisë.
Edhe në Kosovë është paralajmëruar mot me reshje gjatë kësaj jave.