Rajon

Ambasada amerikane i paralajmëron shtetasit e vet që jetojnë në Beograd

protesta serbi

15 marsi në Beograd do të nisë me një tubim masiv të organizuar nga studentët, të cilët prej muajsh tashmë protestojnë. Ato nisën qysh pas 1 nëntorit kur 15 persona vdiqën në Novi Sad si pasojë e shembjes së strehës së stacionit të trenit.

Foto: Associated Press

Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim sigurie për shtetasit amerikanë në Beograd për shkak të protestës së të shtunës që mund të mbledhë qindra-mijëra njerëz në kryeqytetin serb. Në thirrjen e saj kërkohet që të shmangen turmat dhe vendtubimet.

“Protesta të mëdha priten në Beograd, me një numër të përgjithshëm protestuesish që mund të arrijë në qindra mijëra. Protestat mund të përhapen në pjesën më të madhe të qendrës së Beogradit, veçanërisht në zonat afër institucioneve shtetërore dhe selisë së transmetuesit publik RTS”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tutje thuhet se priten turma të mëdha njerëzit, bllokim trafiku, mbyllje e shërbimeve publike dhe pasoja serioze për shërbimet bazike, përfshirë ndihmën mjekësore emergjente, si dhe ndërprerje të mundshme në valëve telefonike.