Rajon

Serbët e paraqesin si fitore të tyre votimin e rezolutës për Srebrenicën në OKB

Aleksandar Vuciq

Edhe pse Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun ditë ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, në Serbi kjo është paraqitur si fitore e tyre.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan. 

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një votim i tillë s’do të konsiderohej i suksesshëm në asnjë parlament.

“Rezultati ishte ky. 84 shtete votuan për rezolutën. Në asnjë parlament kombëtar kjo s’do të kishte sukses. Është i vetmi vend në botë që një dokument i tillë kalon”, ka thënë ai pas votimit.

Edhe presidenti i Republika Sërspkas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, e ka cilësuar “të dështuar” rezolutën.

“Afro 100 shtete nuk votuan, ose ishin kundër ose abstenuan. Kjo është rezolutë e dështuar dhe do të thotë që OKB-ja nuk e ka mbështetur”, ka shkruar ai në Twitter.

Ngjashëm si Vuçiqi e Dodiku kanë vepruar edhe mediume të shumta, që njihen për mbështetje të pushtetit në Serbi. Shumë prej tyre e kanë cilësuar votimin si të dështuar.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së janë 193 shtete anëtare.

 

Lexo përditësimet tjera
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të enjten Rezolutën, e cila e shpall...