Si funksionon kompjuteri?
- Kompjuteri, për të funksionuar e ka një lloj truri. E ai tru quhet mikro-procesor. Mikro-procesori nuk mund të funksionojë pa kujtesën, në të cilën ruhen të gjitha të dhënat dhe programet. Kujtesa e furnizon mikro-procesorin me materialet e punës, kurse mikro-procesori më pas kryen punën.
Si funksionon telefoni celular?
- Parimi i funksionimit të telefonit celular është i njëjtë me atë të telefonit me tela. Sinjali i zërit shndërrohet në valë, të cilat kapen nga telefoni celular dhe dërgohen në telefonin tjetër përmes antenave apo satelitit.
Si funksionon televizori?
- Zëri dhe pamjet kodohen e pastaj dërgohen në televizor përmes një kablloje ose vale satelitore. Në ekran, pikat e imëta me ngjyra të ndryshme, që njihen si piksela, ndizen sipas kodeve të caktuara dhe në këtë mënyrë, si mozaik formojnë pamjet.
Si funksionon një aparat fotografik
- Aparati fotografik funksionon njësoj si syri. Drita përmes lentave futet në aparat. Më pas ajo kalon nëpër objektiv të aparatit me sensorë digjital. Një perde hapet para sensorit, kthen pamjen mbrapsht dhe krijon fotografinë.