CD është një disk qelqi i cili përmban informacione të cilat i janë futur me laser. Ky disk shërben si panel shtypi. Ai shtypet në rondele plastike të cilat mbulohen me shtresë metali.
Si punon ora?
Ora e dorës funksionon fal lëvizjeve të lehta të tre dhëmbëzoreve në formë rrethore me madhësi të ndryshme. Secila nga to vë në lëvizje tjetrën dhe kështu arrijnë të maten orët, minutat dhe sekondat që tregohen përmes akrepave.
Si funksionon telefoni?
Brenda telefonit ndodhet një membranë shumë e hollë që i merr tingujt dhe i shndërron në sinjale zëri. Sinjali kalon përmes telit dhe arrin deri te telefoni tjetër qe deshifron tingujt dhe i jep formë zërit.