Këtë herë Programi Fluturues i Fëmijëve ja kushton një edicion 24-vjetorit të KTV-së.
Episodi i sotëm i "Programit Fluturues të Fëmijëve" është shumë i veçantë, sepse po festojmë diçka shumë të rëndësishme — është ditëlindja e 24-t e KTV-së, një prej stacioneve televizive më të njohura në gjithë vendin.
Për të festuar këtë ditë të mrekullueshme vendosëm t'ju çojmë në një udhëtim magjik prapa skenave të botës mahnitëse të televizionit.
Gjithashtu përmes këtij edicioni ju mund të sfidoni veten përmes rubrikave “Kuiz” dhe “Gjëegjëzë”.