PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Planetët e sistemit diellor dhe karakteristikat e tyre

Tetë planetët sipas renditjes së tyre për nga distanca prej Diellit janë:

Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Secili prej tyre rrotullohet rreth orbitave të caktuara.

Merkuri është planeti më i vogël në sistemin diellor. Meqenëse është më i afërt me Diellin, ai gjatë ditës është jashtëzakonisht i nxehtë, ndërsa gjatë natës është shumë i ftohtë.

Planeti i dytë, Venera, është më i nxehti dhe më i ndritshmi nga të gjithë planetët.

Planeti i tretë në sistemin diellor është planeti ynë, Tokë, pothuajse 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë. Për këtë arsye Toka quhet edhe Planeti Blu. Toka është i vetmi planet ku ka jetesë.

Planeti i radhës është Marsi. Ai njihet, gjithashtu, si Planeti i Kuq për arsye të pranisë së tokës dhe shkëmbinjve të kuq që gjenden në të.

Planeti i pestë, Jupiteri, është planeti më i madh në sistemin diellor, ndërkaq pak më i vogël se ai është Saturni. Saturni ka ngjyrë të verdhë dhe njihet për unazat e bukura përreth, që përbëhen nga akulli dhe pluhuri.

Planeti i shtatë është Urani. Këtë planet e mbulon një shtresë e trashë gazi.

Dhe, planeti i tetë dhe i fundit është Neptuni. Meqenëse ky planet është më i largët nga Dielli, erërat e ftohta fryjnë me shpejtësi shumë të madhe.

Planeti në të cilin jetojmë ne është Toka, i vetmi planet ku ka ajër dhe jetë.