Sportet janë pjesë përberëse e kulturës njerëzore, që bashkojnë njerëzit përmes gjuhës universale të konkurrencës dhe atletizmit. Ato kanë një fuqi unike për të frymëzuar, argëtuar dhe transformuar jetën e njerëzve. Një sport i tillë është edhe ai i tenisit, ku të pasionuar pas tij janë fëmijët e klubit “Prishtina”.
Ata me padurim prisnin të fillonin stërvitjen në sportin e tyre të preferuar. Si çdo herë tjetër ata filluan stërvitjen me vrapime dhe zgjatje, në mënyrë që trupi i tyre të ishte i gatshëm të fillonte lojën. Tenisi është një sport që ofron sfida fizike dhe një ndjenjë unike shoqërie. Është një lojë që u mundëson lojtarëve të testojnë aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tyre në fushë.
Për të arritur të gjitha këto rezultate fëmijët realizonin ushtrime të ndryshme me ndihmën e trajnerëve të tyre, Bajram Ibrahimi dhe Carl Coupet. Për të luajtur tenis duhet një top tenisi dhe një reketë, që përdoret për të goditur topin, i cili duhet të bie në fushën e kundërshtarit.
Klubi i tenisit “Prishtina” përfshin fëmijë të grupmoshave të ndryshme, të cilët në këtë klub kanë gjetur një mjedis të ngrohtë dhe inkurajues për të mësuar lojën e tenisit. Përmes praktikimit të ushtrimeve të ndryshme fëmijët zhvillojnë teknikën, inteligjencën taktike dhe karakterin e tyre sportiv. Më shumë për arsyet se pse ata preferojnë sportin e tenisit, na treguan vetë fëmijët e këtij klubi.
Pjesëmarrja në një klub sporti i nxit fëmijët të kenë një rivalitet të shëndetshëm, të ndihmojnë njëri tjetrin për të përparuar dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. Gjithashtu tenisi ofron një gamë të madhe të përfitimeve, qoftë atyre fizike, mendore dhe sociale duke shtuar një element kënaqësie dhe konkurrence në jetën e secilit. Tenisi përmirëson shëndetin, rrit qëndrueshmërinë, forcën, ekuilbrin dhe koordinimin.
Përveç tjerash ky sport inkurajon disiplinën dhe vetëkontrollin, pasi lojëtarët duhet t’u përmbahen rregullave të këtij sporti dhe të shfaqin lojë të ndershme. Mirëpo, më shumë për këto përfitime na tregoi trajneri Carl Coupet.
Pas përfundimit të stërvitjeve, fëmijët realizuan lojëra argëtuese dhe sfiduese me trajnerët e tyre, sepse përveç që është një shkollë tenisi, klubi “Prishtina” është një familje, e cila bashkon pasionin për sportin dhe ndjenjën e përbashkët të përkushtimit për arritje. Vetëm përmes kësaj pune të pandalshme fëmijët mund t’i arrijnë majat e suksesit.