PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijët me gëzim presin stinën e vjeshtës

Me gëzim fëmijët e kopshtit “Fillesa” filluan realizimin e aktiviteteve së bashku me edukatoret e tyre. Kësaj radhe aktivitetet e tyre kishin një tematikë të veçantë. Bëhet fjalë për stinën e vjeshtës, në të cilën tashmë kemi hyrë. Ardhja e vjeshtës na gëzon shumë të gjithëve, sepse na sjell ndryshime të mëdha.

Gjatë vjeshtës e gjithë natyra ndryshon, gjethet ndryshojnë ngjyrën dhe gjithandej shohim gjethe me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe kuqe. Moti në vjeshtë është më i ftohtë, frynë era dhe bie shi. Për këtë arsye edhe ne vishemi me rroba më të ngrohta. Të gjitha këto ndryshime të vjeshtës ndikojnë edhe në llojet e aktiviteteve që ne realizojmë gjatë kësaj stine. Disa prej tyre po i realizonin fëmijët me njëri-tjetrin.

Një prej ndryshimeve më të këndshme të vjeshtës është pjekja e frutave të shumtë. Fëmijët i shtypnin këto fruta dhe krijonin me to lëngje frutash të ndryshme, të cilat më pas i ekspozonin për t’i shitur në panairin vjeshtor. Gjithashtu disa prej tyre ua shërbenin shokëve të tyre në piknik.

Të gjitha këto aktivitete dhe lojëra që fëmijët realizonin u ndihmojnë atyre që të njihen akoma më shumë me stinën e vjeshtës dhe veprimtarive që sjell ajo. Vjeshta është e mbushur me plot pasuri, ndërkaq ne duhet t’i shijojmë sa më shumë ato.