PIKË me Veton Surroin

Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Ismet Hamiti

Si u krijua Posta, Telegrafi dhe Telefonia (PTT) e Kosovës?

Pse Ismet Hamiti është falënderues ndaj Fadil Hoxhës e Hamëz Mehmetit?

Pse është me rëndësi ajo që është bë në Postë-Telekom për transformimin e Kosovës?

Si i mësoi Ismet Hamiti njerëzit e të dy krahëve të luftës në përgjimin e armikut?

Si nisi përgatitja e Postë-Telekomit (PTK) për një Kosovë të pavarur?

Degradimi i PTK-së nga segmentet politike

“Skema korruptive” e marrëveshjes mes Postës dhe “Dardafonit”

Pse Hamiti e konsideron si “kriminale” marrëveshjen me “Monaco Telecomin”?

Pse dështimi fatal për PTK-në ka qenë Prokuroria?

A krahasohet Serbia me Gjermaninë naziste të Hitlerit?

A mund të kthehet më besimi në intelektualë?

A mund të përdoret modeli jugafrikan i pajtimit edhe brenda në Kosovës?

Përgjigjet në këto dhe shumë çështje do të mund t’i kuptoni sonte nga ora 20:00, në PIKË, gjatë bashkëbisedimit mes publicistit Veton Surroit dhe inxhinierit të telekomunikacionit, Ismet Hamiti.