A merr fund demokracia në shekullin 21?
A po kalon Amerika nga izolacionizmi në imperializëm?
A do të duhej Evropa t’i jetë mirënjohëse Putinit?
Nga gufoi e djathta ekstreme në Evropë?
Pse Evropa përkrah qeveri dhe udhëheqës të korruptuar e të kriminalizuar?
Kur vdiq paqja amerikane?
A ka nisur shuarja e NATO-s?
A duhet kthyer prapa dy shekuj për t’u bërë me shtetin e mirëqenies?
Pse është hipokrizia tipari kryesor i politikës evropiane?
Pse ka ende shtetësi të papërfunduara në rajon?
Sa ka gjasa që Kina të fuqizojë ndikimin në rajon?
Si do të duket Ballkani Perëndimor më 2030?
Si u bë që Ballkani të nisë të strehojë imigrantë?
Si nuk duhet lejuar që një krizë e mirë të shkojë dëm?
Çka duhet të ndërmarrë Kosova për të mbetur shteti më proamerikan?
A do të përfundojë ndonjëherë stabilokracia?
Përgjigjet në këto dhe shumë çështje do të mund t’i kuptoni sonte nga ora 20:00, në PIKË, gjatë bashkëbisedimit mes publicistit Veton Surroit dhe historianit dhe drejtorit të Qendrës për studime të Evropës juglindore, Florian Bieber.