Arshad Nadeem është bërë atleti i parë nga Pakistani që ka fituar medalje të artë olimpike.
Nadeem të enjten mbrëma fitoi të artën në hedhje të shtizës në Lojërat Olimpike në Paris.
Hedhja e tij prej 92.97 metra është edhe rekord olimpik.
Neeraj Chopra i Indisë fitoi të argjendtën, ndërsa Anderson Peters i Grenadës të bronztën.
Vendoset rekord olimpik në hedhje të shtizës
Arshad Nadeem i Pakistanit ka thyer rekordin olimpik në hedhje të shtizës. Ai të enjten mbrëma hodhi shtizën 92.97 metra dhe they rekordin olimpik që e kishte vendosur në “Pekini 2008” norvegjezi Andreas Throkildsen.
Thorkildsen shtizën e kishte hedhur me largësi 90.57 metra.
Nadeem ishte medalist i argjendtë në Kampionatin Botëror në vitin 2023, ndërsa e ka thyer edhe rekordin e tij personal, që ishte 90.18 metra, të vendosur në Birmingham në vitin 2022.
Gara e shtizës në "Paris 2024" ende po vazhdon.