Paris 2024

Vaterpolisti kroat, sensacioni i ri i Olimpiadës

Vaterpolisti kroat, sensacioni i ri i Olimpiadës

Kroacia është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike në vaterpolo.

Ndërkohë vaterpolisti masiv kroat, Josip Vrliq është bërë sensacioni i radhës në Lojërat e Parisit. 

Ka shumë postime në “X” lidhur me trupin masiv të tij dhe jo shumë të definuar me muskuj. Një fotografi e tij i ka mbi 20 mijë shikime, shkruan “gol.hr”.

Vrliqi është i gjatë 198 centimetra dhe peshon 135 kilogramë.

Njohës të vaterpolos kanë shpjeguar se pse pesha në këtë sport të ujit është shumë e rëndësishme.

Vrliqi luan në pozitën e qendrës dhe gjatë gjithë ndeshjes përballet me lojtarët kundërshtarë. Dhe në duele të vazhdueshme, pesha e gjatësia është shumë e rëndësishme. Vrliqi është prej qendrave më të mira në botë aktualisht.