Paris 2024

Thyhet rekordi i parë botëror në Paris

Lim Sihyeon

Lojërat Olimpike ende nuk kanë filluar zyrtarisht. Por tashmë rekordi i parë botëror është thyer.

Në kualifikimin individual të gjuajtjes me hark për femra, të enjten në mëngjes, Lim Sihyeon e Koresë së Jugut shënoi 694 nga 720 pikë të mundshme në 72 gjuajtje.

Ajo theu rekordin e garueses tjetër nga Koreja e Jugut, Kang Chaeyoung, e cila në vitin 2019 pati 692 pikë nga 720.

Disa prej sporteve kanë nisur të luhen para hapjes zyrtare të Olimpiadës “Parisi 2024”, që mbahet të premten.