Paris 2024

Thiami fiton të artën e tretë rresht në heptatlon

Nafissatou Thiam

Atletja nga Belgjika, Nafissatou Thiam, e ka fituar medaljen e tretë rresht të artë në heptatlon, ndërsa mposhti në konkurrencë Katarina Johnson-Thompsonin, që e fitoi të argjendtën të premten.

Thiam, që është atletja e parë kampione e tri garave të ndryshme në Lojwra Olimpike, i fitoi 6880 pikë.

Fitorja e saj u vendos në hedhje të shtizës, ndërsa më pas ishte më e suksesshme edhe në garën vrapim 800 metra.

Dy herë kampionia e botës, Johnson-Thompson, në total arriti 6844 pikë.

Noor Vidts, atletja tjetër nga Belgjika, e fitoi të bronztën me 6707 pikë.