Paris 2024

Stona fiton të artën në hedhjen e diskut në finalen e “çmendur”

Roja Stona

Rekordi olimpik i hedhjes së diskut u thye dy herë të mërkurën në mbrëmje në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, gjatë finales së “çmendur” të fituar nga Roja Stona i Xhamajkës me tre centimetra përpara Mykolas Aleknas së Lituanisë. 

Në fakt, Alekna, fillimisht theu rekordin e vitit 2004, rekord të cilin e kishte vendosur babai i tij, Virgilius Alekna. Por rekordi më pas u thye menjëherë nga Stona, i cili fitoi medaljen e artë. 

Hedhja e katërt e xhamajkanit ishte 70 metra. Alekna fitoi të argjendtën, kurse të bronztën e fitoi australiani, Matthew Denny.