Futbollistet e Spanjës, kampione të botës në fuqi, fituan me rikthim të rezultatit ndaj Japonisë të enjten dhe siguruan fitoren në ditën e parë të turneut olimpik për futbolliste.
Në Nantes të Francës, Spanja fitoi me rezultatin 2:1.
Aoba Fujino shënoi pas 13 minutash lojë për japonezet, por shifrat u barazuan nëntë minuta më vonë.
Fituesja e “Topit të Artë”, Aitana Bonmati, i barazoi shifrat.
Në minutën e 74-t, Mariona Caldentey e asistuar nga Bonmati, shënoi për 2:1 dhe ia siguroi pikët e plota Spanjës në Grupin C.