Paris 2024

Spanja e mposht Republikën Dominikane

Spanja

Futbollistët e Spanjës e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në Olimpiadën e Parisit. Të shtunën skuadra e drejtuar nga Santiago Denia e mposhti me rezultatin 3:1 Republikën Dominikane në kuadër të Grupit C.

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, golin e parë për Spanjën e realizoi në minutën e 24-të. 14-minuta më pas, Republika Dominikane i barazoi shifrat në 1:1, me golin që e shënoi mesfushori Angel Montes De Oca.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Republika Dominikane mbeti me një futbollist më pakë në fushë pasi sulmuesi Edison Azcona u ndëshkua me karton të kuq. Në minutën e 55-të, Alex Baena realizoi për 2:1. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje për 3:1, e shënoi mbrojtësi Miguel Gutierrez në minutën e 70-të. Spanja në ndeshjen e parë triumfoi me rezultatin 2:1 ndaj Uzbekistanit.

Përfaqësuesja e Spanjës është duke e kërkuar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, pas triumfit në “Euro 2024”.