Paris 2024

“S'ka rëndësi ngjyra e medaljes”, Distria flet pasi mori medaljen e argjendtë

Distria Krasniqi xhudo

 

Distria Krasniqi tha se ndihet shumë e lumtur që mori medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris.

Ajo u shpreh pas ndeshjes të dielën se s’ka rëndësi ngjyra e medaljes derisa tashmë i ka dy.

“Po ndihem shumë e lumtur, edhe pse finalja nuk ka shkuar ashtu si kam menduar...Prapë mendoj se i kam dy medalje olimpike, po ndihem krenare. Për vete po ndihem e lumtur dhe kam thënë edhe para se të vijë këtu se s'ka rëndësi ngjyra e medaljes”, ka thënë Krasniqi.