Paris 2024

S’ka befasi, Kina e fiton të artën ekipore në pingpong

Kina

Ashtu si pritej, Kina e ka fituar medaljen e artë olimpike në garat ekipore në pingpong.

Pingpongistët kinezë të premten në finale e mposhtën Suedinë me rezultat 3:0.

Fillimisht Ling Ma e Chuqin Wang fituan 3:2  në sete ndaj Anton Kallberg e Kristian Karlsson. Më pas Zhendong  Fan fitoi 3:2 në sete ndaj Truls Moregard, ndërsa Chuqin Wang e mposhti 3:2 Kristian Karlssonin.

Medalja e bronztë i takoi Francës, që fitoi 3:2 ndaj Japonisë.