Pas Chermen Valievit, medalje të bronztë olimpike për Shqipërinë mund të fitojë edhe mundësi tjetër, Islam Dudaev.
Dudaevi paraqitet sot në repesazh në kategorinë deri 65 kilogramë në stil të lirë.
Dudaevi është dashur të përballet fillimisht me amerikanin Zain Retherford. Por mundësi amerikan nuk ka arritur peshën e lejuar dhe kështu Dudaevi kualifikohet direkt në luftë për medalje të bronztë.
Përballë do ta ketë Ismail Musukaevin, që prezanton Hungarinë.
Valiev, Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov janë mundës nga Rusia, që Shqipëria i ka natyralizuar. Medalja e Valievit, e fituar të shtunën, është historike. Është e para e Shqipërisë në Lojëra Olimpike.