Paris 2024

SHBA-ja kalon në fund Kinën në listën e medaljeve

Medaljet e SHBA-së në Lojërat Olimpike "Paris 2024"

Ashtu si pritej, sportistët e SHBA-së janë më të suksesshmit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Amerikanët vetëm në fund, në ndeshjen përfundimtare, dolën në krye të listës së vendeve me më së shumti medalje. 

Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finale ndaj francezeve, SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta. 

Pra amerikanët gjithsej i kanë 126 medalje. 

Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta. 

Kina përfundon e dyta prej vendeve më të suksesshme. 

I ka 91 medalje gjithsej. Por lista finale formohet në bazë të medaljeve të arta. 

Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 gjithsej. 

Australia i ka 18 të arta e 53 medalje gjithsej. 

Nikoqirja, Franca, renditet e pesta me 16 të arta dhe 64 medalje gjithsej. 

Pasojnë Holanda, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Italia e Gjermania. 

Kosova është e 73-ta me një të argjendtë e një të bronztë. 

Shqipëria ndan pozitën e 80-të me dy të bronzta. 

91 vende kanë fituar medalje në Lojërat e Parisit. 

Pra më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë mbetur pa medalje.