Ashtu siç pritej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i prin tabelës së medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbyllje.
SHBA-ja deri tash numëron 27 medalje të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta. Në total ka 94 medalje.
E dyta është Kina me 25 medalje të arta, 23 të argjendta e 17 të bronzta. Në total ka 65 medalje.
Australia është e treta me 18 medalje të arta, ndjekur nga Franca me 13, Britania e Madhe, Koreja e Jugut dhe Japonia – që kanë nga 12. Top-dhjetëshen e mbyllin Italia dhe Holanda me nga nëntë medalje të arta, ndërsa Gjermania ka tetë.
