Paris 2024

SHBA-ja fiton medaljen e fundit të artë në Lojërat e Parisit

SHBA-ja fiton ndaj Francës me rezultat 67:66 dhe siguroi të artën e fundit nga Lojërat e Parisit

Ndeshja finale e basketbollisteve të Francës e SHBA-së ishte e fundit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. 

Të dielën pasdite në “Bercy”, në atmosferë të zjarrtë, SHBA-ja fitoi ndaj Francës me rezultat 67:66 dhe siguroi të artën e fundit nga Lojërat e Parisit. 

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë nga fillimi e deri në fund. 

Por amerikanet ishin më të koncentruara në fund dhe shënuan fitore. 

Ndeshja u vendos në aksionin e fundit. 

Basketbollistet e SHBA-së kanë fituar të artën olimpike për herë të dhjetë. Kanë dështuar vetëm në vitin 1992 në Barcelonë, kur fituan medaljen e bronztë. 

Medaljen e bronztë e fitoi Australia që fitoi 85:81 ndaj Belgjikës, më herët të dielën. 

Me ndeshjen Francë – SHBA kanë përfunduar garat në Lojërat e Parisit, që po vlerësohen shumë të mira.