Notarja holandeze, Sharon van Rouwendaal, e ka fituar medaljen e artë në maratonën e notit 10 kilometra, në garën e organizuar të enjten në lumin Sena.
Kampionia olimpike e vitit 2016 në Rio të Brazilit, Van Rouwendaal, në “Tokio 2020” ishte medaliste e argjendtë.
30-vjeçarja ishte më e suksesshme se australiania Moesha Johnson.
Rouwendaal e mbylli garën për dy orë, tre minuta e 34.2 sekonda.
Johnson përfundoi prapa saj me 5.5 sekonda vonesë për medaljen e argjendtë.
Podiumin e plotësoi italiania Ginevra Taddeucci e Italisë.
“Nuk më interesonte për not për tri javë, ai ishte si fëmija im”, ka thënë ajo pas medaljes së artë të fituar në Paris për qenin që nuk i jeton më.
Ajo e kishte emëruar atë Rio, pas triumfit në “Rio 2016”.
Maratona e notit fillimisht ishte anuluar pas testimeve të pastërtisë së ujit.
Të mërkurën u bënë teste tjera, ndërsa të enjten u mbajt gara.
Për shkak të kualitetit në lumin Sena ishte shtyrë edhe gara e triatlonit te meshkujt.
Maratona e meshkujve në not është caktuar të zhvillohet të premten.