Teddy Riner është konfirmuar të premten si “mbret i xhudos”.
Në një atmosferë madhështore, në “Champ de Mars” në Paris, francezi Riner e fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë mbi 100 kilogramë.
Në finale, ylli më i madh i xhudos e mposhti koreanin Kim Minjong.
Interesimi për të parë Rinerin ishte shumë i madh. Figura të njohura të sportit botëror dhe po ashtu të politikës ishin në arenë. Ndër të tjera ishte edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Te xhudistet në kategorinë mbi 78 kilogramë të artën e fitoi braziliania Beatriz Souza.
Riner, 35-vjeçar, i ka tri të arta olimpike, 11 tituj të botës e pesë të Evropës. I ka edhe dy medalje të bronzta olimpike, ndër të tjera.