Gjimnastja Simone Biles është rikthyer në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, pasi i tejkaloi problemet e shëndetit mendor. Biles u tërhoq nga Lojërat Olimpike “Tokio 2021” para tre vjetësh për shkak të telasheve me shëndetin mendor, që ia pamundësoi asaj paraqitjen në Olimpiadën e zhvilluar në Tokio. Ajo është kthyer në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ndërsa ka treguar paraqitje të mirë në kualifikimet në tra.
Biles synon medaljen e parë të martën në garat ekipore.
27-vjeçarja, e cila përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të garojë së bashku me bashkëkombëset Jade Carey, Jordan Chiles, Sunisa Lee dhe 16-vjeçaren Hezly Rivera, e cila për herë të parë merr pjesë në Olimpiadë. Garat e gjimnastikës kanë filluar të dielën dhe do të përfundojnë më 5 gusht.