Pasi Argjentina e humbi ndeshjen e parë në turneun olimpik në Paris nga Maroku, kanë reaguar trajneri i Argjentinës, Javier Mascherano, si dhe ylli i Argjentinës në futboll, Lionel Messi.
Argjentina mendoi se mori një pikë nga ky ballafaqim kur shënoi gol në minutën e 16-të të kohës shtesë.
Por, goli u anulua pas rishikimit të situatës në VAR, ndërsa ndeshja rifilloi pas dy orësh kur u zhvilluan pak më shumë se tre minuta.
Argjentina nuk arriti që ta barazonte rezultatin dhe u mposht 2:1.
“Është cirku më i madh që e kam parë në jetën time”, ka thënë trajneri i Argjentinës, Mascherano.
Ndërkohë, Messi, e ka quajtur gjithë këtë situatë si të “pabesueshme”.
📺❌ The moment Argentina's goal was DISALLOWED due to offside.
— CentreGoals. (@centregoals) July 24, 2024
Morocco therefore won the match 2-1 against Argentina... 🇲🇦 pic.twitter.com/8dVEyRkahA