Paris 2024

Plapp lëndohet pas një përplasjeje të rëndë me biçikletë

Lucas Plapp

Foto: Associated Press

Çiklisti australian Lucas Plapp ka përfunduar në spital pas një përplasjeje të rëndë që e pati gjatë provave individuale. 

Plapp u dërgua në një spital francez, dhe iu nënshtrua një operimi të shtunën në mbrëmje. Në pamje shihet përplajsa e tij dhe më pas edhe përpjekja të ngrihej përpara se një anëtar mbështetës i ekipit australian ta ndihmonte atë të dilte nga rruga.

Ai tani është duke u rikuperuar, ndërsa në spital me të ndodhen anëtarët e familjes dhe mjeku i ekipit australian, shkruan të dielën Komitetit Olimpik Australian.

Plapp ishte një nga dy çiklistët që nuk arritën ta përfundoj garën në kronometër e tij së bashku me Soren Waerenskjoldin. Shtegu ishte i vështirë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Paris. 
Plapp është tre herë kampion i Australisë në garat rrugore dhe dy herë kampion i garës së kronometrit.