Peshëngritësja e Kinës Hou Zhihui ka vendosur rekord olimpik në kategrinë deri 48 kilogramë në shtytje.
Hou ngriti 89 kilogramë në shkëputje dhe 117 kilogramë në shtytje. Pra në total kishte ngritje prej 206 kilogramëve.
Një kilogramë më pak pati medalistja e argjendtë, Mihaela Cambei e Rumanisë. Medajen e bronztë e fitoi garuesja nga Tajlanda, Surodchana Khambao.