Paris 2024

Page e fiton medaljen e artë në trampolinë

Bryony Page

Bryony Page ka triumfuar në finalen e së premtes në garën e trampolinës dhe është stolisur me medalje të artë. Britanikja Page ia fitoi shtetit të saj medaljen e parë të artë në këtë garë. Viyaleta Bardzilouskaya nga Bjellorusia e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Sophiane Methot e Kanadasë e fitoi të bronztën.

“Jam shumë e lumtur dhe e befasuar. U jam mirënjohëse të gjithëve për mbështetjen”, u shpreh Page, shkruan të premten “The Telegraph”.

Page e kompletoi koleksionin e medaljeve olimpike me të artë në garën e trampolinës. 

33-vjeçarja e fitoi medaljen e argjendtë në Rio tetë vjet më parë dhe më pas të bronztën në “Tokio 2020”. Në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, hyri si kampionia në fuqi e botës dhe favoritja për medaljen e artë.