Paris 2024

Oh Ye fiton të artën në qitje

Oh Ye

Foto: Associated Press

Koreania Oh Ye Jin e ka fituar medaljen e artë olimpike të dielën në Paris të Francës, në Lojërat Olimpike. 

Në “Chateauroux”, Oh Ye Jin përveç që u stolis me medalje të artë, vendosi edhe rekord në qitje, në disiplinën 10 metra pushkë ajrore. 

Kampionia e botës për vitin 2023 regjistroi 243 pikë për ta mposhtur bashkëkombësen, Kim Yeji. 
Historia u shkrua edhe për Indinë. 

Indiania Manu Bhaker e fitoi medaljen e parë olimpike për shtetin e saj në qitje. Ishte edhe medalja e parë e Indisë në “Parisi 2024”.